Gaza nën rrethim të plotë, Izraeli gati të nisë ofensivën nga toka, militantët kërcënojnë me vrasjen e pengjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gaza nën rrethim të plotë, Izraeli gati të nisë ofensivën nga toka, militantët kërcënojnë me vrasjen e pengjeve

Izraeli ka njoftuar se ka siguruar kufirin me rripin e Gazës tre ditë, pasi militantët e Hamasit thyen barrierat mbrojtëse të shtetit dhe nisën sulmet vdekjeprurëse në pjesën jugore.

Asnjë terrorist i Hamasit nuk ka mundur të kalojë muret e sigurisë në 24 orët e fundit, megjithëse raportohet se disa prej tyre që hynë në ditët e kaluara ndodhen ende brenda territorit izraelit.

Tel Avivi ka injoruar thirrjet që Hamasi bëri një natë më parë për tu ulur në bisedime dhe ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Gazës.

Siç bëhet me dije nga autoritetet vetëm gjatë natës janë goditur mbi 200 objektiva. Mes tyre një depo armësh brenda një xhamie dhe një apartament i përdorur nga forcat raketore të Hamasit.

Advertisement

Një natë më parë kryeministri izraelit tha se ky është vetëm fillimi, ndërsa një zëdhënës i ushtrisë tha se parlamenti dhe ministritë e Gazës janë objektiva legjitimë për tu sulmuar. Sipas tij çdo objekt apo person që nis sulme do të jetë objektiv legjitim për tu bombarduar.

Numri i viktimave të konfliktit i ka kaluar 1600 nga të dyja palët. Mbi 900 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe mbi 700 palestinezë në rripin e Gazës.

Ndërkohë prej katër ditësh Hamasi vijon të mbajë peng izraelitët që kapi në nisje të konfliktit. Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin apo identitetin e tyre po autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për 100 deri në 150 persona, mes tyre ushtarë dhe civilë të moshave të ndryshme.

Ushtria izraelite ka bërë gati infrastrukturën për një sulm të ri. Në afërsi të kufirit me gazën janë vendosur mijëra forca tokësore të ndarë në 35 batalione.

Advertisement

Izraeli pritet të nisë një operacion të madh tokësor në Gaza, në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse të së shtunës.

Po ashtu qindra izraelitë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës po kthehen në vend për të shërbyer si rezervistë ushtarakë në luftë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy