Izraeli po shkakton zi buke në Rripin e Gazës dhe po përdor urinë si armë lufte, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, një akuzë që ministri i jashtëm i Izraelit e hodhi poshtë menjëherë.

“Në Gaza ne nuk jemi më në prag të urisë, ne jemi në një gjendje urie, që ka prekur mijëra njerëz”, tha Borrell në hapjen e një sesioni të ndihmës humanitare në Gaza.

“Kjo është e papranueshme. Uria përdoret si një armë lufte. Izraeli po shkakton zi buke”, shtoi ai.

Në përgjigje, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, i kërkoi Borellit të ndalojë sulmet ndaj Izraelit dhe të njohë të drejtën për vetëmbrojtje kundër krimeve të Hamasit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një postim në Platformën X, Katz tha se Izraeli kishte lejuar ndihmën humanitare në Gaza nëpërmjet tokës, ajrit dhe detit, por shpërndarja e kësaj ndihme ishte ndërprerë me dhunë nga militantët e Hamasit në bashkëpunim me UNRWA. /vizionplus.tv