Lufta e Izraelit në Gaza, BE: Uria po përdoret si armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta e Izraelit në Gaza, BE: Uria po përdoret si armë

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, denoncoi dje, të martën, përdorimin e urisë si një “armë lufte” në Rripin e Gazës gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së .

“Kjo krizë humanitare nuk është një fatkeqësi natyrore, nuk është një përmbytje apo një tërmet, është e krijuar nga njeriu,” tha ai, duke kërkuar që të lejohen më shumë ndihma humanitare në enklavën palestineze.

“Kur shqyrtojmë rrugë alternative për të ndihmuar, nga deti ose nga valët ajrore, duhet të kujtojmë se duhet ta bëjmë këtë sepse rrugët tokësore zakonisht mbyllen artificialisht ,” këmbënguli ai, duke mos përmendur në asnjë fjale te tij Izraelin me emër, shkruan BBC.

“Privimi i popullatës nga ushqimi po përdoret si armë lufte. Meqenëse ne e dënojmë këtë në Ukrainë, ne duhet të përdorim të njëjtat fjalë edhe  për atë që po ndodh në Gaza ,” shtoi ai.

Advertisement

Komentet e Josep Borrell vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se të paktën 576,000 njerëz në Gaza,  një e katërta e popullsisë – janë  një hap larg urisë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 27 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalet atje në dy javët e fundit.

Aktualisht  rrugës për të ndihmuar popullatën e Gazës ëështë anija spanjolle Open Arms , e cila u nis nga Larnaka e Qipros pak para orës 09:00 të martën, e ngarkuar me 200 ton furnizime ushqimore. /vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy