Borrell mbështet thirrjet e Guterres për armëpushim në Gaza: Të parandalohet kolapsi humanitar!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell mbështet thirrjet e Guterres për armëpushim në Gaza: Të parandalohet kolapsi humanitar!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza.

 

Guterres paralajmëroi se sistemi humanitar në Gaza mund të shembet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shmangur një “katastrofë”. Por pavarësisht argumenteve që jep, thirrja e Guterres u kundërshtua nga Izraeli.

 

Advertisement

Ndërkoë që së fundmi ka qenë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ai i cili u ka kërkuar shteteve evropiane që të mbështesin Guterres.

 

U kërkoj anëtarëve të BE-së të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerëve me të njëjtin mendim që të mbështesin OKB-në dhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm AntonioGuteres. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar një kolaps të plotë të situatës humanitare në Gaza”, postoi ai në “X”.

 

Advertisement

Por ministri  Jashtëm izraelit Eli Cohen në një postim në “X” tha se “thirrja e Guterres për një armëpushim në Gaza përbën mbështetje të organizatës terroriste Hamas”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy