“Armëpushim humanitar në Gaza”/ Shqipëria abstenon për projekt-rezolutën e Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Armëpushim humanitar në Gaza”/ Shqipëria abstenon për projekt-rezolutën e Rusisë

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar nuk ka kaluar. Propozimi, i hartuar nga Rusia, mori pesë vota pro, më pak se nëntë të kërkuara.

 

Katër vota ishin kundër dhe gjashtë, mes tyre edhe Shqipëria, abstenime për votimin e draftit, i cili gjithashtu bënte thirrje për lirimin e pengjeve, aksesin e ndihmës humanitare dhe evakuimin e sigurt të civilëve.

 

Advertisement

Në mbledhjen e djeshme të KS, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy