Johnson: Nuk e shkatërroj ekonominë duke rimbyllur vendin/ Protesta kundër masave në disa vende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Johnson: Nuk e shkatërroj ekonominë duke rimbyllur vendin/ Protesta kundër masave në disa vende

Nga kjo e mërkurë, në Britaninë e Madhe do të zbatohet një strategji e re për menaxhimin e pandemisë e cila synon të shmangë izolimin në rang kombëtar si dhe mbylljen e ekonomisë. Kryeministri Boris Johnson prezantoi sistemin me tre faza që do të aplikohet lokalisht.

 

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

Advertisement

 

“Nuk kam ndërmend të imponoj të njëjtat masa që do të shkatërronin ekonominë e vendit. Sistemi i ri me tre nivele të kufizimeve do të klasifikojë cdo zonë si në gatishmëri të mesme, të lartë ose shumë të lartë . Qeveria do të punojë me këshillat vendorë mbi masat shtesë për secilën zonë. Dyqanet, shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura në cdo rast.”

 

Ndërkohë Amnesty International vëren se Britania e Madhe ka dështuar me politikat e saj në fazën e parë të pandemisë dhe i ka lënë të vdesin të moshuarit në azile. Organizata me mbi 7 milion anëtarë dhe mbështetës në të gjithë botën, më herët ka kritikuar edhe Francën si dhe vende të tjera, për aplikimin e masave drakoniane gjatë pandemisë, që shkelin të drejtat e njeriut.

Advertisement

 

Ndërkohë, protestat në shumë vedne të botës vijojnë. Mijëra argjentinas kanë bllokuar rrugët në disa qytete duke kërkuar drejtësi dhe liri.

 

Protestuesit kundërshtojnë qeverinë në rrugën që ka zgjedhur për menaxhimin e krizës shëndetësore duke e fajësuar edhe për krizën ekonomike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy