“Ju lutem më shpëtoni”, gjendet e vrarë 6-vjeçarja e zhdukur prej dy javësh në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ju lutem më shpëtoni”, gjendet e vrarë 6-vjeçarja e zhdukur prej dy javësh në Gaza

Hid Rajab, një vajzë palestineze gjashtë vjeçare e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës,  është gjetur e vdekur nga të afërmit, thanë sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.

Vajza u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Hawa pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.

“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP.

 “Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) që po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai.

Advertisement

“Hid Rajab u vra nga forcat okupuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë,” tha ministria e Shëndetësisë e Hamasit në një deklaratë.

Familja e saj i tha AFP këtë javë se vajza dhe anëtarët e tjerë të familjes po udhëtonin në qytetin e Gazës kur u përballën me tanke, të cilat me sa duket hapën zjarr mbi ta.

Advertisement

Hid Rajab fillimisht u raportua se kishte mbijetuar, sipas një telefonate të bërë me familjen e saj.

Duke folur në telefon, vajza e vogël kërkoi që ta shpëtonin atë.

“Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë”.

Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj.

Advertisement

Por askush nuk dëgjoi për të që atëherë, duke përfshirë grupin Palestinez të Gjysmëhënës së Kuqe që shkoi në kërkim të saj, sipas familjes së saj.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy