
Kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh se procedurat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk do të përshpejtohen.
Disa ditë më parë, Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE dhe ka kërkuar përshpejtim të procedurave pas pushtimit rus.
Advertisement
“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim gjërat që kemi vendosur në të kaluarën”, tha Scholz para gazetarëve përpara samitit të BE-së në Versajë të Francës.