Komisioni Europian kërkoi të hetohet keqtrajtimi i emigrantëve të paligjshëm në kufijtë e bllokut, pasi një investigim i mediave Liberation, Der Spiegel dhe ARD dokumentoi sprapsjen me dhunë të emigrantëve nga ata që thuhet të jenë forca greke dhe kroate.

Një praktikë e tillë është e paligjshme sipas rregullave të Bashkimit Europian. Mediat pretendojnë se kanë 11 xhirime që tregojnë largimin me forcë të emigrantëve nga policia kroate drejt Bosnjë Hercegovinës, e po ashtu video që tregojnë sprapsjen e dhunshme të emigrantëve nga forcat greke në detin Egje.

Në një prej tyre, shfaqet një person i maskuar, që mendohet të jetë polic kroat, teksa qëllon me shkop një qytetar. Komisionerja për çështje e brendshme të BE, Ylva Johansson tha se duhej zhvilluar një hetim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Raportet sugjerojnë se ata njerëz po bëhen viktima të dhunës në kufijtë tanë të jashtëm. Nëse kjo është e vërtetë është totalisht e papranueshme. Prandaj është e nevojshme që të zhvillohen hetime.

Sipas ligjit humanitar ndërkombëtar, qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë azil dhe është e ndaluar të kthesh mbrapsht azilkërkues të mundshëm në vendet ku mund të jenë në rrezik.

Por këto parime shpesh janë shpërfillur gjatë viteve të fundit të Europë, ndërsa kontinenti i vjetër përballej me fluks të shtuar emigrantësh nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

KE ka kundërshtuar vazhdimisht praktikat e dhunshme në kufi, por sipas organizatës Amnisti International, krahu ekzekutiv i bllokut vazhdonte të bënte një sy qorr ndaj shkeljes së ligjeve të BE, madje duke financuar operacionet kufitare në disa vende.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";