Pamje shokuese nga SHBA/ Policët gjuajnë me kamxhik emigrantët në kufi (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje shokuese nga SHBA/ Policët gjuajnë me kamxhik emigrantët në kufi (VIDEO)

Pamje dhe foto tronditese vijnë nga SHBA, aty ku mediat kanë publikuat imazhe që shfaqin oficerë të policisë kufitare amerikane mbi kalë duke përdorur kamxhikun kundër emigrantëve që kërkojnë azil në kufirin me Meksikën.

 

Në Texas, në brigjet e lumit Rio Del Grande ka shpërthyer një krizë e re humanitare me ardhjen e mbi 10 mijë njerëzve.

 

Advertisement

“Unë kam parë disa nga imazhet, nuk mund të imagjinoj ndonjë arsye që do të justifikonte ato pamje,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, Psaki.

 

 

“Unë nuk mendoj se dikush që i ka parë ato imazhe mendon se është i pranueshëm ose i përshtatshëm,” shtoi ai.

Advertisement

 

“Njerëzit, shtoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë , është e kuptueshme që të jenë të” të ofenduar nga zbatimi i ligjit duke përdorur kamxhik ose objekte të tjera të ngjashme kundër emigrantëve, shumë prej tyre nga Haiti.”.

 

Skandali me shkeljen e të drejtave të njeriut me emigrantet në kufirin me Teksasin, është një njollë për administratën e Bidën dhe ministrin e linjës Alejandro Mayorkas, kreu i komunitetit hispanik në SHBA dhe bir i efugjateve nga Kuba.

Advertisement

 

 

Pas polemikave të mëdha në media, ndërhyri edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken . “Migrimi ilegal paraqet rreziqe serioze për emigrantët dhe familjet e tyre. Fola me kryeministrin e Haitit Ariel Henry për riatdhesimin e emigrantëve haitianë në kufi dhe vështirësitë e migrimit të parregullt,” shkroi ai në Tëitter.

 

Advertisement

 

Situata e rënduar me emigrantet vjen pas vendimit të Biden për të riatdhësuar në vendet e tyre të gjithë emigrantet që hyjnë në kufi ilegalisht.

 

 

Advertisement

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy