Pamje tronditëse/ Burri i vërsulet protestuesve në SHBA me sharrë elektrike (VIDEO-FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje tronditëse/ Burri i vërsulet protestuesve në SHBA me sharrë elektrike (VIDEO-FOTO)

Pamje shokuese kanë dalë në dritë të cilat tregojnë sesi një burrë i bërtet protestuesve të “Black Lives Matter” që të shkojnë në shtëpi, dhe i kanos me sharrë elektrike.

Pamjet, të cilat u shpërndanë në rrjetin social Twitter, tregojnë personin teksa i vërsulet tubuesve përpara një dyqani në McAllen, Teksas. 44-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, u arrestua më vonë nga Departamenti i Policisë McAllen, raporton NBC News.

Videoja, që deri tani është klikuar gati një milion herë – tregon burrin e veshur me një këmishë të kuqe dhe xhinse, teksa del nga një kamion dhe u afrohet protestuesve me sharrën elektrike të ndezur. Ai përsërit sharje raciste, ndërsa thotë se protestuesit janë të lidhur me Antifan-, grupin antifashist të deklaruar së fundi terrorist nga Trumpi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy