Kongresisti amerikan i drejtohet Biden dhe Blinken: Kosovën duhet ta ndihmojmë të hyjë në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kongresisti amerikan i drejtohet Biden dhe Blinken: Kosovën duhet ta ndihmojmë të hyjë në NATO

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, e ka ritheksuar nevojën e ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Në letrën e tij dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, kongresisti Torres kërkoi ridyfishimin e përpjekjeve për të ndihmuar Kosovën të jetë pjesë e organizimit të sigurisë perëndimore.

“Derisa Rusia vazhdon sjelljen prej aktori irracional, dhe derisa Serbia fuqizon edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë, është e rëndësisë jetike që të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën të anëtarësohet në NATO”, ka thënë Ritchie Torres.

Advertisement

“Me një situatë sigurie në Evropë që me shpejtësi të madhe po evoluon, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë Kosovën, dhe të sigurojmë që, në mënyrë të përshpejtuar, të anëtarësohen në NATO si shtet”, shkroi kongresisti Torres.

Mes të tjerash, Torres, Kosovën e kategorizoi si aleat të fuqishëm të SHBA-ve.

“E inkurajoj Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit Blinken të ri-dyfishojnë përpjekjet për t’i siguruar Kosovës anëtarësi”.

“Mes krizës së vazhdueshme ne duhet t’u qëndrojmë pranë aleatëve”, tha kongresisti amerikan.

Advertisement

/Albanianpost.com

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy