
Kremlini ka reaguar pas deklaratës së Shefit të komandës logjistike të NATO-s, i cili foli një ditë më parë për një Shengen Ushtarak. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi rus, Dimitry Peskov ka thënë se një lëvizje e tillë do të ishte arsye për shqetësim e do të rriste tensionet me Moskën.
DIMITRY PESKOV
ZEDHENES I KREMLINIT
Advertisement“Aleanca e ka konsideruar gjithmonë vendin tonë si një të ashtuquajtur armik imagjinar. Tani po na konsideron hapur si një kundërshtar të dukshëm. Kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse për nxitje të tensioneve në Evropë që ka pasoja. Dhe kjo nuk mund të mos shkaktojë shqetësim dhe nuk mund të mos çojë në masa për të garantuar sigurinë tonë”
Shefi i komandës logjistike të NATO-s tha një ditë më parë se do të donte të shihte një Shengen ushtarak i cili do të mundësonte lëvizjen e lirë të trupave të NATO-s në të gjithë Evropën.
Sipas tij burokracitë e tepërta në të gjithë kontinentin po pengonin lëvizjet e trupave, një problem që mund të shkaktonte vonesa të mëdha nëse do të shpërthente një konflikt me Rusinë.
Komanda logjistike e NATO-s ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe tankeve në të gjithë kontinentin, përgatitjet logjistike si dhe ruajtjen e municioneve.