Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka ende mundësi për të gjetur një zgjidhje për ripërtëritjen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, pas një telefonate që zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Por Erdogan theksoi se kjo varet nga përmbushja e përgjegjësive nga vendet perëndimore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

REXHEP TAIP ERDOGAN

PRESIDENT I TURQISË

Zgjidhja e ngërçit varet nga përmbushja e premtimeve nga vendet perëndimore. Në të kaluarën, për fat të keq, nuk është respektuar parimi i marrëveshjes. Asnjë hap diplomatik nuk është ndërmarrë për të rikthyer atmosferën pozitive që erdhi nga nisma e Detit të Zi.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë në një deklaratë për mediat, Erdogan theksoi se përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë me palët do të vazhdojnë.

 

Erdogan luajti rol kyç për marrëveshjen tashmë të mbetur pezull për eksportin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si palë neutrale në konflikt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, i mundësonte Ukrainës eksportin e drithërave përmes porteve në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq.

 

Sulmet në Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdonte marrëveshjen. Nga sulmet ruse me dronë janë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë ditëve të para të këtij muaji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";