
Rusia dhe Ukraina rinovuan edhe me dy muaj të tjerë marrëveshjen për grurin në Detin e Zi, marrëveshje kjo e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë.
Pak më parë, Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, në një kohë që Rusia dhe Ukraina ndodhen në luftë.
Rama uron edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për rolin e tij, ndërsa thekson se sigurimi i furnizimit jetik të drithërve është me rëndësi kritike për gjithë botën.
“E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për Erdogan, për rolin e tij vendimtar.
AdvertisementSigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetete sociale.