
Kryeministri çek Andrej Babis i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të mbajë gojën mbyllur. Ai ju kthye ashpër OBSH në “Tëitter”, pasi u kritikuan autoritetet e shëndetit publik të Pragës se kanë zvogëluar gjurmimin dhe testimin e kontakteve. Sipas OBSH, një lëvizje e tillë është kryer në një kohë kur ka një rritje të rasteve asimptomatike.
Babis shkroi në Twitter: “Unë sapo kam lexuar atë që ka deklaruar OBSH. E njëjta organizatë nuk rekomandonte maska për fytyrën dhe as që e dinte që kjo ishte një pandemi. Sipas medimit tim, ata duhet të mbajnë gojën mbyllur. Ne po bëjmë më të mirën.”
Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech tha se është shumë herët për të kritikuar planet që nuk janë bërë akoma publike. Ai shtoi se nuk kishte plane për të braktisur gjurmimin e kontakteve, thjesht për ta bërë atë më efektive.
The post Kryeministri çek: OBSH të mbajë gojën mbyllur! appeared first on Vizion Plus.