Policia e Beratit ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi akuzohet se mbante armë zjarri në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtim.

Në pranga përfundoi i mituri me iniciale XH.S., banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në banesën e 17-vjeçarit, iu gjet një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, ai u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lëvizte pa patentë dhe iu gjet armë zjarri në banesë, arrestohet 17-vjeçari shkruan Vizion Plus.