
Ambasadori amerikan është thirrur ditën e sotme nga Ministria e Jashtme e Rusisë për t’i thënë se lidhjet mes SHBA-së dhe Rusisë janë në prag të ndërprerjes për shkak të komentit të presidentit amerikan Joe Biden për Vladimir Putinin.
Javën e kaluar, Biden e quajti homologun e tij rus një “kriminel lufte”. Për këtë shkak, amabasadori tha se komenti i tij ishte “i papranueshëm e i padenjë për një burrë shteti kaq të lartë, duke shtuar se kjo është bërë shkak që marrëdhëniet të jenë në prag kolapsi”.
Kremlini nuk e kishte pritur aspak mirë këtë koment, duke e përshkruar si një “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”.
Advertisement