
Një skenë e ngjashme me ato të luftës ka ndodhur në një fshat të ishullit Kretë në Greqi.
Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetë të tjerë të plagosur si pasojë e përplasjes së armatosur mes dy familjeve në zonë.
Sulmi besohet të jetë kryer si hakmarrje për një shpërthim tritoli të premten vonë që kishte në shënjestër një shtëpi në ndërtim në zonë, tha policia.
Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 23:30, duke shkaktuar dëme të shumta, por pa të lënduar.
Këtë të shtunë në mëngjes, persona të armatosur të paidentifikuar raportohet se hapën zjarr ndaj shtëpive, makinave dhe banorëve në atë që autoritetet e përshkruan si një sulm të mundshëm hakmarrjeje.
Mediat lokale thanë se u qëlluan me mijëra plumba për disa orë rradhazi dhe se sulmuesit ishin të armatosur me kallashnikov.
Shenjat e përplasjes së përgjashkshme ishin të dukshme në pamjet e publikuara nga mediat.

Disa nga të plagosurit, mes të cilëve edhe fëmijë u dërguan në spitale me makina private dhe automjete bujqësore, pasi ambulancat nuk mundën të arrinin në zonë për shkak të të shtënave me armë zjarri që nuk ndalonin.
Shërbimet e emergjencës kanë mobilizuar pothuajse të gjithë forcën e tyre.