
Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të vizitojnë këtë të hënë kufirin midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës. Vizita është organizuar nga Emiratet e Bashkuara. Vizita në vendkalimin kufitar Rafah vjen pas rrëzimit të rezolutës së Arabisë Saudite, ku kërkohej armëpushim të menjëhershëm mes Hamasit dhe Izraelit.
Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Nusseibeh tha se qëllimi i udhëtimit është që përfaqësuesit e vendeve anëtare në Këshillin e Sigurimit të ‘prekin’ nga afër situatën në terren.
Nusseibeh shtoi se kjo nuk është një vizitë zyrtare e Këshillit të Sigurimit.
Sipas gazetës së Emirateve të Bashkuara Arabe “The National”, të vetmet vende në këshillin prej 15 anëtarësh që nuk u bashkuan janë Franca, SHBA dhe Gaboni./vizionplus.tv/