
Autoritetet britanike kanë nisur një operacion për gjetjen e anëtarëve të një bande grabitësisht, të cilët, të maskuar e të armatosur, hynë në një shtëpi dhe kërcënuan me hanxhar familjarët që ndodheshin brenda.
Ata kërkuan që t’iu dorëzonin çdo send me vlerë që kishin në banesë. Por, familjarët u kundërpërgjigjën duke u përleshur me grabitësit. Për pasojë, këta të fundit dolën duarbosh.
Advertisement
Grupi hetimor ka kërkuar nga qytetarët ndihmën e tyre për identifikimin dhe kapjen e autorëve.