Mesazh për Putinin, G7 do të diskutojë sanksione të tjera ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mesazh për Putinin, G7 do të diskutojë sanksione të tjera ndaj Rusisë

Burime diplomatike italiane, duke iu referuar takimit të liderëve të G7 që do të mbahet të shtunën, nënvizuan se do të shqyrtohet mundësia e shtrëngimit të sanksioneve ndaj Moskës.

Një referencë e veçantë do t’i bëhet kanaleve të financimit të Rusisë dhe eksportit të burimeve të saj energjetike. Në të njëjtën kohë, në mbledhjen e parë nën presidencën italiane pritet të dërgohet një mesazh i qartë, i cili do të përgënjeshtojë se Perëndimi është lodhur duke mbështetur Ukrainën.

Ndërkohë, reagimi që presidenti rus Vladimir Putin i dha një studenteje italiane në Universitetin e Moskës për marrëdhëniet ruso-italiane bëri bujë në Romë.

“Italia ka qenë gjithmonë pranë nesh, më kujtohet mënyra se si më pritët, u ndjeva si në shtëpinë time”, tha Putin. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy