
Papa Françesku ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Papa i është drejtuar botës në gjuhën ukrainase, rusisht dhe anglisht. Ai shkruan se “çdo luftë e bën botën më keq nga se ka qenë më parë”.
Advertisement
Papa thotë se lufta është dështim i politikës dhe njerëzimit duke e quajtur luftën si kapitullin më të turpshëm.
“Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit. Është kapitulli më i turpshëm i një disfatë therëse para fuqisë e të së keqes”, shkruhet në postimin e Papës në Twitter.
Advertisement