
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u shpreh se Moska është e vendosur në misionin e saj për të çarmatur Ukrainën.
Në një intervistë për Al Jazeera, ai deklaroi se Ukraina ka kapacitetin për të prodhuar armë bërthamore.
Advertisement
“Ukraina ka aftësinë dhe teknologjinë për të prodhuar një armë bërthamore… Misioni është i qartë: të çarmatosim Ukrainën dhe të mos lejojmë prodhimin e asnjë arme që kërcënon sigurinë e Rusisë”, tha Lavrov.