Misteri i madh, si u gjet i vdekur në hotel agjenti arab, mes Zvicrës dhe Dubait

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Misteri i madh, si u gjet i vdekur në hotel agjenti arab, mes Zvicrës dhe Dubait

Thriller me një agjent arab i cili lëvizte mes Zvicrës, Athinës dhe Dubait, që u gjet i vdekur herët pasdite në një hotel në Greqi.

44-vjeçari me origjinë nga Kajro, prej javëve të fundit jetonte në Athinë, ku gjatë pushimeve e kanë vizituar edhe njerëzit e tij, ndërsa pak orë më parë kamerierja e hotelit luksoz e ka gjetur të vdekur.

Misteri është i madh, pasi në suitë janë gjetur sasi kokaine, kanabis dhe pilula xanax, ndërsa ajo që ngre pikëpyetje është fakti se ditët e fundit ai kishte tërhequr dhjetëra mijëra euro.

Agjenti i vdekur me origjinë nga Kajro, kishte shkuar në Greqi me vizë zvicerane, ka qenë aktiv në Zvicër dhe Dubai, ndërsa mësohet se ka bërë investime edhe në Greqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy