Moti i keq godet Gjermaninë jugore, rrëshqitje dheu dhe persona të zhdukur! Pesë të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq godet Gjermaninë jugore, rrëshqitje dheu dhe persona të zhdukur! Pesë të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në Gjermaninë jugore. Mes viktimave shtë edhe një zjarrfikës.

Shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje në rrugë duke sjellë dëme
të pallogaritshme, siç thekson shtypi gjerman.

Tre trupa janë nxjerrë nga bodrumet e përmbytura, shkruan gazeta gjermane Bild, duke theksuar se mijëra njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar dhe dhjetëra janë të zhdukur.

Zyrtarët gjermanë kanë paralajmëruar se në orët e ardhshme niveli i ujit mund të rritet më tej në disa zona.

Kryeministri bavarez Markus Zender tha se situata ishte veçanërisht kritike dhe bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme nga shteti federal, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i marrin seriozisht paralajmërimet dhe të ndjekin nga afër udhëzimet e autoriteteve.

Moti i keq pritet të vazhdojë i pandërprerë edhe sot pasi, sipas Shërbimit Informativ për Përmbytjet, niveli i ujit në rajonin Passau të Bavarisë së Poshtme është rritur rrezikshëm.

Shumë rrugë dhe sheshe të qytetit janë kthyer në lumenj, komentojnë rrjeti gjerman n-tv dhe gazeta Bild./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy