Musk interviston Donald Trump, diskutohet gara presidenciale, luftërat dhe emigracioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Musk interviston Donald Trump, diskutohet gara presidenciale, luftërat dhe emigracioni

Ish presidenti Donald Trump u intervistua në rrjetin social  X nga biznesmeni Elon Musk. Ata folën për një sërë cështjesh si  emigracioni, tërheqjen e Biden nga gara si dhe luftën në Ukrainë.

Pyetja e parë që biznesmeni Musk i drejtoi ishte pikërisht për atentatin ndaj tij , shpëtimin nga i cili Trump e quajti një mrekulli të Zotit.

“E kuptova menjëherë që ishte një plumb që goditi veshin. Mrekullia më e madhe ishte që goditi në një kënd që ishte me më pak pasoja se në çdo kënd tjetër. Kjo është pse të gjithë ata njerëz që nuk besojnë në Zot, mendoj se të gjithë duhet të fillojnë të mendojnë për këtë. Unë jam besimtar, por tani jam edhe më shumë”, tha ish presidenti Donald Trump.

Nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë aktuale  amerikane për numrin e lartë  te emigranteve të paligjshem.

Advertisement

“Unë besoj se janë mbi 20 milionë njerëz që kanë ardhur në vendin tonë, shumë prej të cilëve vijnë nga burgjet, nga institucionet mendore si dhe shumë janë terroristë. Ata që  po vijnë në vendin tonë  janë në nivele që nuk janë parë kurrë më parë. Përpara se të dilja në transmetim pashë një reklamë nga Kamala që thoshte se si ajo do të mbrojë  sigurinë kufitare. Ku ka qenë ajo për tre vjet e gjysmë? Për tre vjet e gjysmë kemi 20 milionë njerëz. Është e tmerrshme”, shtoi Trump.

Po ashtu Trump foli edhe për mardhëniet e SHBA-ve me Bashkimin  Europian dhe aleancen veriatlantike.

“E njoh shumë mirë Bashkimin Europian. Ata përfitojnë shumë nga Shtetet e Bashkuara në tregti, siç e dini. Ne, përmes një forme tjetër, NATO-s, i mbrojmë ata. E dini, ne kemi një deficit me ta prej 250 miliardë dollarësh, të cilin njerëzit nuk e dinë. Tingëllon shumë bukur, Bashkimi Evropian. Po ashtu unë  ja kam bërë të qartë NATO-s se duhet të paguajnë. Nëse nuk paguajnë nuk do ju mbrojmë më”, tha Trump.

Sakaq Duke kujtuar mrdheniet e mira me  presidentin rus Vladimir Putin ,ish president i SHBA-ve theksoi se nëse ai do të ishte në pushtet asnjë luftë nuk do të ndodhte./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy