Ndahet nga jeta ish-bashkëshortja e Vuçiç/ Presidenti serb bën njoftimin në Instagram

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta ish-bashkëshortja e Vuçiç/ Presidenti serb bën njoftimin në Instagram

Sonte në Beograd ka ndërruar jetë, ish-gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç – Ksenija Vuçiç, në moshën 56-vjeçare.

 

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në llogarinë e tij në Instagram. Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.

 

Advertisement

Ksenija u takua me Vuçiçin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandar Çotriqit. Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy