Ndërrimi i viteve me kufizime/ Anulohen spektaklet e fishekzjarreve në disa kryeqytete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërrimi i viteve me kufizime/ Anulohen spektaklet e fishekzjarreve në disa kryeqytete

Për te dytin vit, shumë kryeqytete do të të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

 

Në Athinë, autoritetet kanë anuluar festimet e planifikuara të Vitit të Ri, duke ndaluar edhe fishekzjarret mbi Akropol. Gjithashtu maska do te jetë e detyrueshme në çdo ambient.

 

Advertisement

Edhe Roma është një ndër qytetet që ka vendosur të anulojnë eventet për shkak të shqetësimeve për Covid-in. Ne Itali është bërë e detyrueshme vendosja e maskave mbrojtëse në natyrë ndërsa ndalohen festat në diskoteka si dhe në sheshe.

 

Gjermania ka njoftuar se do të vendosë kufizime të rrepta nga 28 dhjetori, mes të cilave do të ndalojë edhe festimet masive në natën e Vitit të Ri. Një vendim i tillë do të bëjë që këtë fundvit të mos kemi fishekzjarre në Berlin, në Mynih dhe Frankfurt. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid, Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve. Kryeministri francez ka njoftuar anulimin e eventeve publike, ndërsa ka këshilluar personat e vaksinuar të bëjnë një testim përpara natës së Vitit të Ri.

 

Advertisement

Ndërkohë mijëra protestues kanë mbushur rrugët për të protestuar kundër vaksinimin me detyrim edhe masave të rrepta. Në Dusseldorf të Gjermanisë, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre mbi vendimin e qeverise per të bërë vaksinimin me detyrim për grupe të caktuara.

 

Protestuesit i cilësuan këto masa diskriminueshme, pasi sipas tyre shkelin të drejtat e njeriut. Edhje në Izrael mijëra protestues janë mbledhur para rezidencës të kryeministrit Naftali Bennet, për të kundërshtuara kufizimet e ashpra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy