Mikhail Gorbachev, i cili i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por nuk arriti të parandalonte rënien e Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 92-vjeçare, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

 

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik ka ndërruar jetë në Moskë pasi ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai bëri marrëveshje për reduktimin e armëve me SHBA-në dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.