Ndërron jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, inxhinieri hollandez që konsiderohet si shpikësi i kasetës së regjistrimit. Njoftimin e vdekjes e ka dhënë familja e tij nga qytet i Duizel.

Ottens mori drejtimin e departamentit të zhvillimit në kompaninë “Philips” në vitin 1960 ku edhe zhvilloi kasetën e famshme, një prodhim nga i cili u shitën 100 miliardë njësi në të gjithë botën.

Në vitin 1963, Ottens e prezantoi produktin e tij në panairin e radio elektronikës në Berlin dhe që nga ai moment ai do të njihte sukses global.

Po kështu ai mori pjesë në zhvillimin e Compact Diskut – CD që ka shitur 200 miliardë njësi. Në një prej intervistave të tij, Ottens do të shprehej se një nga brengat e tij ishte që Philips nuk arriti të zhvillonte i pari magnetofonin.

Advertisement

Kaseta mendohet se ka revolucionarizuar mënyrën sesi njerëzit dëgjojnë muzikën dhe së fundmi është vënë re një rikthim te kjo njësi regjistrimi që në kohën digjitale ngjan kaq e vjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy