
Ushtria meksikane sekuestroi një sasi prej 3 tonësh kokainë gjatë një operacioni në Gjirin e Kalifornisë në Oqeanin Paqësor pas ndjekjes me shpejtësi të lartë të varkës që i transportonte.
Ndjekja zgjati për disa minuta dhe gjatë saj u përdorën dhe helikopterë, pasi narkotrafikantët refuzuan në fillim të ndalonin mjetin ujor të mbushur plot me kokainë.
3 persona u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.
Advertisement