Nga 10 shtatori nuk ka më masa kufizuese anti-Covid në Danimarkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga 10 shtatori nuk ka më masa kufizuese anti-Covid në Danimarkë

Danimarka nga 10 shtatori do të jetë një vend pa asnjë masë anti-Covid. Qeveria ka vendosur që pas dy javësh të heqë të gjitha masat kufizuese.

Për ministrin e shëndetësisë, Magnus Heunicke, COVID-19 nuk është më një kërcënim kritik për shoqërinë, pasi epidemia është nën kontroll.

Danimarka është vendi i tretë më i vaksinuar në Europë me 71% të popullsisë që e kanë përmbyllur procesin.

Gjithsesi të vetmet masa që do të mbeten në fuqi në Danimarkë janë ato nga jashtë vendit të paktën deri në tetor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy