Një ditë para sfidës me Anglinë, stadiumi i Andorrës përfshihet nga flakët (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ditë para sfidës me Anglinë, stadiumi i Andorrës përfshihet nga flakët (Video)

Një pjesë e stadiumit kombëtar në Andorrë është përfshirë nga flakët. Ky incident ndodhi në prag të sfidës ndaj Anglisë që pritet të zhvillohet të shtunën.

Zjarri shpërtheu pikërisht kur gazetari i “Sky Sports”  po raportonte nga fusha artificiale e Andorrës.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që situata të merrej në kontroll. Në video shikohen disa persona që janë afruar pranë zjarrit për ta neutralizuar atë.

Këto dy kombëtare janë në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy