
Përpjekja e një profesori tajvanez për të tërhequr vëmendjen e të rinjve në rrjetet sociale tradicionale, duke postuar video me zgjidhjen e ekuacioneve të vështira matematikore dështoi me sukses.
Videot e profesorit Chang Hsu në Facebook, Youtube dhe Instagram nuk po kënaqnin pritshmëritë e tij me shikueshmërinë. Për këtë arsye, ai vendos të provojë një platformë tjetër dhe aspak të zakontë për postimin e ekuacioneve matematikore.
Profesori tajvanez hapi një profil në “PornHub”, faqe interneti për filma pornografikë. Këtu hedh përmes emrit të përdorimit ChangHsumath666 videot që nuk kanë lidhje me përmbajtjen eksplicite të faqes për të rritur, por video nga zgjidhja e ushtrimeve të veta matematikore.
Strategjia pati sukses. Sipas statistikave të “PornHub”, profili i tij është i 685-ti më popullori në botë në këtë platformë, edhe pse videot e postuara nuk kanë asnjë material nudo, por thjesht “zhveshin” ekuacionet matematikore.
Ai ka postuar 226 video me kohëzgjatje mesatare rreth 40 minuta, duke u siguruar që nxënësit që e ndjekin të sigurohen si të zgjidhin problemet matematikore. Postulati i tij në “PornHub” është “Luaj fort, studio fort” dhe në total ka marrë rreth 2 milionë shikime të videove.
Chang thotë se kanalin e ka hapur në muajin maj dhe zgjodhi këtë qasje si strategji marketingu duke ofruar “gjëra speciale në vende speciale”. Zgjedhja duket se po funksionon, madje ka nga ata që pasi kanë parë videot falas të tij në PornHub e kanë kontaktuar për kurse më të thelluara matematikore.
“I bëra vetes pyetjen se ku mund të gjeja studentët online? Përgjigjia erdhi vetiu: në platformat pornografike”, deklaron Chang.