Norvegjia i dorëzon Ukrainës tetë tanke ”Leopard 2”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Norvegjia i dorëzon Ukrainës tetë tanke ”Leopard 2”

Norvegjia do t’i japë Ukrainës tetë tanke ”Leopard 2” si dhe municione, pjesë këmbimi dhe deri në katër automjete mbështetëse, tha sot qeveria norvegjeze.

 

 

Data e dorëzimit të tankeve nuk ishte specifikuar në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes norvegjeze, por ministri Bjorn Arild Gram, aktualisht në Bruksel për një takim të donatorëve, i tha medias norvegjeze se do të ishte e afërt.

Advertisement

 

 

Norvegjia do të kontribuojë gjithashtu me 23 milionë euro në Fondin Evropian të Paqes, një fond i krijuar nga Bashkimi Evropian – anëtar i të cilit vendi skandinav nuk është – për të financuar ndihmën ushtarake të ofruar për Ukrainën.

 

Advertisement

 

Ashtu si disa kryeqytete evropiane, Osloja kishte marrë përsipër të furnizonte Kievin me ”Leopard 2”, por pa specifikuar numrin.

 

 

Advertisement

Ushtria norvegjeze ka sot në shërbim 36 ”Leopard 2”.

 

 

“Situata në Ukrainë po i afrohet një faze kritike dhe ata varen nga ndihma e gjerë dhe e shpejtë perëndimore”, tha Gram në një deklaratë.

Advertisement

 

 

“Ne do të kontribuojmë gjithashtu në trajnimin e ekuipazheve të tankeve ukrainase në Poloni së bashku me vendet e tjera aleate. Ky donacion është një kontribut i rëndësishëm dhe shumë i kërkuar”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy