Ai mund të ketë zotëruar tashmë një numër të konsiderueshëm restorantesh dhe ishte një kuzhinier i kompletuar, por Nusret u bë i famshëm kur i shtoi emrit të tij pseudonimin ‘Salt Bae’.

Kur filloi t’i hidhte mishit kripë sipas mënyrës së tij, atëherë u bë i njohur gjerësisht dhe tashmë është një nga figurat më piktoreske ndërkombëtare. Komentet kundër tij japin e marrin, si për pjatat shumë të shtrenjta në dyqanet e tij, ashtu edhe për faktin që kërcen si “majdanoz” në çdo rast në çdo event.

Reagime ka shkaktuar tashmë postimi i ri i shefit turk në Instagram, sipas të cilit një grup klientësh në restorantin e tij në Dubai kanë paguar një faturë prej 108 mijë eurosh. Nusreti donte me postimin e tij të tregonte se sa… shet, duke shkruar “paratë shkojnë e vijnë”, por rezultoi ti kthehet negativisht.

Kritikët thonë se fatura e gjatë është një fyerje për turqit punëtorë që luftojnë për të përballuar inflacionin në rritje dhe një normë papunësie prej 10%. Ndërkohë, të ftuarit e paparalajmëruar që vizituan Nusr-Et Steakhouse Dubai në Four Seasons Resort të shtunën, festuan me karpacio viçi, patate të skuqura, sallatë, bakllava dhe fruta, ndër të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shijuan gjithashtu mish luksoz të veshur me ar, duke përfshirë një fileto mignon (270 dollarë) dhe tre biftekë (1,390 dollarë).

Ata i shoqëruan vaktet e tyre me katër martini (130 dollarë), dy shishe Chateau Petrus 2009 (53,900 dollarë), një shishe Petrus 2011 (17,700 dollarë) dhe pesë gota dyshe konjaku ekskluziv Louis XIII (7,500 dollarë).