OBSH aprovon vaksinën indiane, 78% efektive kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH aprovon vaksinën indiane, 78% efektive kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi për përdorim emergjent, vaksinën e kompanisë indiane Bharat Biotech, duke i hapur rrugën përdorimit të saj në shumë vende të varfra.

OBSH njoftoi se grupi i këshilluesve teknike kishte arritur në përfundimin se përfitimet nga vaksina e njohur si Covaxin, i tejkalonin në mënyrë të konsiderueshme rreziqet dhe se ajo i përmbushte standardet për mbrojtjen nga Covid-19.

U vlerësua gjithashtu se vaksina ishte jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për shkak të kushteve të thjeshta për ruajtjen e saj.

Vendimi u shty në kohë, pasi grupi i këshilluesve kërkoi sqarime të mëtejshme nga kompania indiane para se të bënte vlerësimet përfundimtare për përdorimin global të saj. Ekspertët e OBSH rekomanduan që vaksina të jepet në dy doza, në një interval prej 2 javësh, tek grupmosha mbi 18 vjeç.

Advertisement

Covaxin mori dritën jeshile për përdorim në Indi në muajin janar, para se të përfundonte fazën e fundit eksperimentale, që më vonë zbuloi se vaksina ishte 78 për qind efikase kundër sëmundjes së rëndë.

Vendimi i OBSH pritet të ndihmojë miliona indianë që janë imunizuar me Covaxin të udhëtojnë jashtë vendit. Do të lejojë gjithashtu kompaninë Barat Biontech të shpërndajë vaksinën në vendet që mbështeten tek udhëzimet e OBSH për vendimit rregullatore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy