OBSH: Nuk duhet të mbyllen shkollat, qeveritë të marrin masa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Nuk duhet të mbyllen shkollat, qeveritë të marrin masa

Sipas një deklaratë të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF, shkollat ​​në të gjithë Europën duhet të qëndrojnë të hapura dhe të merren të gjitha masat për të siguruar stafin dhe fëmijët.

“Pandemia ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofike të arsimit në histori. Është jetike që të vazhdojë mësimi në klasa pa ndërprerje. Arsimimi i fëmijëve në mënyrë të sigurt duke qenë të pranishëm në shkolla është parësor për shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore  dhe duhet të jetë një objektiv parësor për qeveritë.,” tha Hans Kluge, kreu i rajonit të OBSH -së në Europë .

Të dy organizatat thanë se mësuesit dhe personeli i shkollës duhet të jenë grupet kryesore që duhet të vaksinohen dhe fëmijët e moshës mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore gjithashtu duhet të vaksinohen.

“Që pandemia të marrë fund ne duhet të përshpejtojmë fushatën e vaksinimit në të gjitha vendet, përfshirë mbështetjen e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave,” tha ai.

Advertisement

Nga ana tjetër një studim i Shëndetit Publik në Kanada i publikar para disa ditësh në  revistën mjekësore “JAMA pediatricsTrust Source” shpjegon se ende ka të dhëna të kufizuara mbi dallimet në rrezikun e transmetimit të koronavirusit tek fëmijët e grup moshave të ndryshme. Studiuesit krahasuan rrezikun e transmetimit të SARS-CoV-2 tek anëtarët e familjes midis fëmijëve më të vegjël dhe më të mëdhenj. Ky studim u zhvillua gjatë fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës kur Ontario kishte më pak kufizime dhe fëmijët po ktheheshin në shkollë ose çerdhe. Studimi zbuloi se fëmijët e vegjël, veçanërisht ata të moshës 0-3 vjeç, kishin më shumë gjasa të transmetonin virusin tek anëtarët e familjes sesa adoleshentët e moshës 14-17 vjeç.

Bashkautori i studimit Kevin Schwartz, një mjek i sëmundjeve infektive në Shëndetin Publik Ontario, shkroi se studimi siguron disa informacione të rëndësishme mbi rrezikun e transmetimit të SARS-CoV-2 nga fëmijët më të vegjël. “Meqenëse prindërit nuk mund të izolohen nga fëmijët e tyre të mitur, nevojiten masa të tjera për të kufizuar transmetimin nga fëmijët,” shtoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy