Avioni i ish-presidentit Donald Trump është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit përpara paraqitjes së tij në gjykatë të martën.
Ai pritet të takohet sot me avokatët e tij dhe të diskutojë me një ekip ligjor me bazë në Florida, raporton CNN.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Një numër mbështetësish të Trumpit u rreshtuan në rrugën e ish-presidentit drejt Trump National Doral Miami, ku ai pritet të kalojë natën përpara paraqitjes së tij në gjykatë të nesërmen.
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ballafaqohet në gjykatë të martën me akuzat për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve sekrete. Kjo është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që ndaj një ish-presidenti të ngrihen akuza federale.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";