Padia për shpifje/ Veliaj: GJKKO vendosi që Berisha të sillet me forcë në gjykatë në 19 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Padia për shpifje/ Veliaj: GJKKO vendosi që Berisha të sillet me forcë në gjykatë në 19 maj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për mediat pas seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Veliaj tha se në seancat e tjera është përfaqësuar me avokatë, por se sot ishte i pranishëm vetë duke i kërkuar Berishës të provojë në gjykatë historitë me iranianë.

 

Advertisement

Sipas Veliajt, gjykata vendosi që më 19 maj Berisha të shoqërohet në gjykatë me detyrim.

 

“I kemi fituar të gjitha gjyqet dhe akuzat për shpifje. Sot isha unë nismëtari i një akuze për Sali Berishën. Ekziston një shprehje hapi rrugë budallait, unë nuk e besoj. këto historitë me iranianë Sali Berisha duhet t’i provojë në Gjykatë. ka kaq kohë që më fton në gjykatë, sot ishte momenti për t’u përballur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë. Nuk besoj se është i roitur është njeri i ligë.

 

Advertisement

Sot Gjykata vendosi që më 19 maj Sali Berisha do shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në Gjykatë. Një frikacak dhe një burracak të tillë Shqipëria nuk e ka parë kurrë.

 

E kemi sqaruar prokurorinë, s’kemi pasur asnjë kontakt. Nuk tremben për t’u përballur në gjykatë. Mënyra më e mirë për të bërë politikë, është përballja”, deklaroi Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy