Donald Trump përpara gjykatës/ Ish-presidentit pritet t’i komunikohen akuzat, blindohet New York-u

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donald Trump përpara gjykatës/ Ish-presidentit pritet t’i komunikohen akuzat, blindohet New York-u

Ish-Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Nju Jork, një ditë përpara dorëzimit të tij tek autoritetet dhe paraqitjes para një gjykatësi, ku do t’i lexohen akuzat penale të ngritura ndaj tij nga një juri e madhe.

 

Deri tani nuk dihet se për çfarë akuzash bëhet fjalë por çështja më e diskutuar mbetet ajo qe lidhet me pagesat për ti mbyllur gojën, aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels e cila pretendon se ka patur një lidhje intime me Trump.

 

Advertisement

Gjyqi do të nisë rreth orës 02:15 me oren lokale, ndërkohë Nju jorku është përfshirë nga masa të forta sigurie dhe autoritetet paralajmëruan të gjithë ata që synojnë të shkaktojnë shqetësime se qyteti nuk është një arenë për të shfryrë zemërimin. Ish presidenti dhe mbështetësit kanë kritikuar hetimet si dhe padinë penale të ngritur kundër tij.

 

Pas përfundimit të seancës më gjykatë Donald Trump pritet të mbajë një konferencë për shtyp gjatë orëve të mbrëmjes. Ekipi ligjor i ish presidentit pritet të sfidojë aktakuzën duke kerkuar pafajesi.

 

Advertisement

Më herët ish kreu I shtepise se bardhe ka kundërshtuar akuzat duke i quajtur ato sulme politike për të dëmtuar fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Donald Trump është ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy