Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka konsideruar argumente qesharake ato të paraqitura nga kryeministri Edi Rama përmes bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Paloka shprehet se kjo është thjeshtë një mënyrë për zvarritjen e Reformës Zgjedhore.

Reagimi i Palokës:

Cdo justifikim banal eshte i mire per Ramen , mjafton qe te zvarrise sa te mundet Reformen Zgjedhore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kerkesen e perfaqsuesve te opozites per te mbledhur tryezen te henen, Rama ( nepermjet Gjiknurit) e ka kundershtuar me dy “argumente” , justifikime qesharake ;

Ky qafir qe ne nje dite te shenjte per myslimanet , sic eshte festa e Fiter Bajramit, kerkon te tallet duke marre rolin e Padishahut qe ka ne dore ti lejoje ose jo lutjen tradicionale , qenka kujtuar se e hena eshte pushim dhe perfaqsuesit e tij nuk mund te privohen nga kjo “e drejte”…

E pas kesaj vjen dhe justifikimi tjeter , per pamundesine qe te paguajne per te marre nje salle ne Pallatin e Kongreseve !!!

Kane para per ti lidhur pension suplementar dhe Knutit qe “do na ndihmoje per integrimin” duke keshilluar Rucin, po nuk kemi per Tryezen Zgjedhore qe eshte kusht i BE per integrimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vazhdo zvarritu Edvin …