
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se pandemia mund të shprehë mundësinë e riformimit të mjediseve urbane.
Gjatë një konference mbajtur këtë të martë, Guterres tha se kriza ka ekspozuar pabarazi dhe se qytetet vuajnë nga kjo krizë e madhë.
Sipas tij, është koha e duhur për të rimenduar dhe riformuar botën urbane. “Tani është shansi ynë që të ndërtojmë qytete më elastike dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.
Për Guterres, është e domosdoshme që qytetet të përmirësojnë lëvizshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e ajrit, duke krijuar korsi të reja për biçikleta.
Advertisement
The post “Pandemia dhe shansi për të riformuar qytetet” appeared first on Vizion Plus.