Paralajmërimi i fortë: Ne po hapim varret tona. Mjaft e trajtuat natyrën si tualet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i fortë: Ne po hapim varret tona. Mjaft e trajtuat natyrën si tualet

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres në konferencën e COP26 në Glasgow tha se “varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile po e shtyn njerëzimin në greminë”.

“Ose e ndalojmë ose na ndalon. Dhe është koha për të thënë, mjaft. Mjaft vramë veten me karbon. Mjaft duke e trajtuar natyrën si një tualet.

Mjaft duke djegur, shpuar dhe minuar rrugën tonë më thellë. Ne po gërmojmë varret tona”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Sipas tij është një “iluzion” të mendosh se lufta kundër ndryshimeve klimatike është fituar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kujtoi se raportet e fundit mbi klimën kanë treguar parashikimin e një rritjeje katastrofike prej 2.7 gradësh

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy