Paralajmërimi i OKB: Libani mund të mbetet pa ushqime bazike deri në fund të 2020

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i OKB: Libani mund të mbetet pa ushqime bazike deri në fund të 2020

Pas shpërthimit shkatërrimtar në Bejrut dhe krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin, gjysma e popullatës Liban mund të mbeten pa ushqime bazike deri në fund të vitit 2020.

Kombet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa që kanë për qëllim parandalimin e krizës.

Kryetarja e Komisionit Ekonomik dhe Social te KB-së për Azinë Perëndimore deklaroi se porti eshte pika kryesore e hyrjes se mallrave ne Liban, qe varet nga importi i ushqimit, ndërsa shtoi se Libani eshte paralizuar nga pasojat e goditjeve të shumta.

Më 4 gusht, në portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr në një depo ku ndodheshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi të gjithë qytetin.

Advertisement

The post Paralajmërimi i OKB: Libani mund të mbetet pa ushqime bazike deri në fund të 2020 appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy