
Ndërkohë që Rusia ka pushtuar Ukrainën, mediat britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë sulmit.
Gazetari Rod Liddle në një opinion të tij thotë “ne duhet të ndalojmë menjëherë Putinin, sepse nëse nuk veprojmë shpejt, Ukraina do të jetë vetëm fillimi”.
Më tej gazetari në shkrimin e tij publikuar në “The Sun” shkruan se “ndryshe nga çfarë thotë Boris Johnson dhe të tjerët, Putini nuk është i çmendur apo irracional”.
“Ai e di saktësisht se çfarë po bën. Ai e di se Perëndimi nuk është i bashkuar. Ai e di që SHBA-ja nuk e pranon vërtet gjendjen e Ukrainës”, thotë ne opinionin e tij Rod Liddle.
Më tej gazetari shkruan se “mënyra e vetme për t’u përballur me një ngacmues si Putini është të ngriheni në mënyrë eksponenciale.
Putin e di se ai nuk mund të fitojë një luftë kundër Perëndimit.
Ne patëm një shans për të neutralizuar kërcënimin nga Rusia duke e ftuar atë në NATO në vitet 1990. Ne e humbëm atë mundësi. Ne ndihmuam në krijimin e Putinit.
Tani duhet ta ndalojmë atë. Sepse nëse nuk veprojmë shpejt, Ukraina do të jetë vetëm fillimi”.