
Parlamenti i Turqisë planifikon të votojë për anëtarësimin e Suedisë në NATO “këtë javë”, tha një zyrtar i lartë i qeverisë turke për Bloomberg të hënën.
Në të njëjtën kohë, një tjetër burim parlamentar theksoi se debati për aplikimin e Suedisë mund të nisë edhe të martën.
Partia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, e cila mban shumicën në parlament së bashku me aleatin e saj nacionalist Devlet Bakhceli, do të kërkojë miratimin parlamentar për të ratifikuar hyrjen e shumëpritur të vendit nordik në aleancë, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Nëse edhe Turqia jep dritën jeshile, atëherë Hungaria do të jetë pengesa e fundit për zgjerimin e bllokut.
Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk miratoi kandidaturën e Suedisë muajin e kaluar në hapin e parë të procesit të ratifikimit.
Duhet gjithashtu miratimi i plotë parlamentar përpara se protokolli të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Tajip Erdogan.