Parlamenti ukrainas voton për ndalimin e kishës ortodokse të lidhur me Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parlamenti ukrainas votoi sot, pas dy vjet e gjysmë pushtimi rus në Ukrainë, një projektligj që parashikon ndalimin e kishës ortodokse e cila është e lidhur me Patriarkanën e Moskës dhe shpesh konsiderohet si një stafetë e ndikimit të Kremlinit.

Rusia denoncoi menjëherë një përpjekje të Kievit për të “shkatërruar Ortodoksinë”.

Vendim historik! Parlamenti miratoi një projektligj që ndalon një filial të vendit sulmues në Ukrainë”, shkroi në Telegram deputetja Irina Gerashchenko.

Sipas një deputeti tjetër, Jaroslav Gelezniak, 265 deputetë votuan pro këtij projektligji. Minimumi i kërkuar ishte 226. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy