Pas paralajmërimit se Ukraina mund të pushtohet në shkurt, SHBA dërgon 81 tonë municione në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas paralajmërimit se Ukraina mund të pushtohet në shkurt, SHBA dërgon 81 tonë municione në Kiev

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan.

“Avioni i katërt ka sjellë tani 81 tonë municion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.

Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy